Riberi kunder Pep Rotacioni na demton

Riberi kunder Pep: Rotacioni na demton

Rotacion në çdo ndeshje! Kjo ka bërë që Bajerni i Mynihut të mos mbajë ritmin në nivele superlative. Rotacionet radikale si dhe shpallja herët kampion kanë qenë dy shkaqet e çekuilibrimit të lojës dhe ritmit sipas Frenk Riberisë. Pas fitores 5-1 në gjysmëfinalen e Kupës ndaj Kaizerslauterni, mesfushori francez ka nxjerrë në pah këto dy probleme duke kritikuar indirekt vendimet e trajnerit spanjoll Pep Guardiola. “Kemi zhvilluar një sezon të shkëlqyer në kampionat, kupë dhe Champions.

 

Natyrisht që trajneri bën shumë ndryshime dhe kjo ka bërë të ndryshohet dhe ritmi”,- deklaron Riberi duke përmendur edhe shpalljen kampion më 25 mars si një shkak tjetër për rezultatet e dobëta të javës së kaluar,- “Ndoshta titulli i fituar aq herët ka ndikuar negativisht në mbajtjen e përqendrimit tonë konstant. Por, natyrisht nuk ka pasur ndonjë çekuilibrim rrënjësor. Pastaj mos harrojmë që nuk jemi makina, por njerëz. Edhe ne e ndjejmë veten ndonjëherë të lodhur. Të gjithë lojtarët duan të luajnë çdo ndeshje, por është e pamundur.

 

Çdo takim ne duhet ta luajmë së bashku. Ne e kemi të domosdoshme të mbajmë ritmin dhe forcën e grupit duke mbajtur kështu moralin dhe besimin në nivele të larta. Ajo që është më kryesorja, ne duhet të luajmë për tifozët tanë. Për më tepër që si Bajern duhet të fitojmë gjithmonë.

 

Ndaj Kaizerslauternit ishim pak komikë. Ndoshta ndikoi edhe ndeshja ndaj Dortmundit, të cilën e humbëm në mënyrë fatale. Është e rëndësishme që reaguam në këtë mënyrë pas humbjes 0- 3 me Borusian. Kam përshtypjen se të gjithë ne duhet të reflektojmë dhe të bëjmë mirë llogaritë. Është shumë bukur kur fitohet, por nga ana tjetër, të tilla humbje mund t’i konsiderojmë pozitive pasi ndodhën në momente jo vendimtare. Unë dhe shokët e mi duhet të jemi më të përgjegjshëm dhe më aktivë për të mos e humbur instinktin e fituesit. Na presin sfida të vështira dhe do jetë gabim i madh po të neglizhojmë tani në fund”,- përfundoi Riberi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama