Rey Manaj Juventus mendon seriozisht per shqiptarin

Rey Manaj, Juventus mendon seriozisht per shqiptarin

Një shqiptar në “orbitën” e Juventusit. Paralelisht me të tashmën, nënkampionët e Europës planifikojnë edhe të ardhmen duke synuar të pasurojnë me talente organikën e skuadrës të të rinjve.

Në këtë mënyrë, ata kanë futur në listën e objektivave të merkatos edhe të riun shqiptar, Rey Manaj, emri i të cilit është lakuar edhe në të shkuarën në ambjentet e klubit torinez.

Lajmi bëhet i ditur nga eksperti italian i merkatos, Gianluca Di Marzio.

Aktualisht Manaj është pjesë e skuadrës së Cremonenses në Lega Pro.

Disa javë më parë, interes për Manaj shfaqi edhe drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ndërsa Interi zhvilloi një sondazh për 18-vjeçarin shqiptar.

Me 23 ndeshje zyrtare dhe 2 gola të shënuar gjatë sezonit të shkuar, sezon, Manaj ka tërhequr vëmendjen e vëzhguesve të cilët kanë ndjekur disa ndeshje të tij në Kategorinë e Tretë.

Ai ka lindur në qytetin e Lushnjes në vitin 1997 dhe u transferua në Itali te Sampdoria dy vjet më parë.

Manaj u bashkua me Kombëtaren Shqiptare U-19 në vitin 2014, ndërsa aktualisht është pjesë e kombëtares Shpresa./SuperSport


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama