Reuters Mrekullia e pare Papa bashkon politiken per sheshin Nene Tereza

Reuters: Mrekullia e pare, Papa bashkon politiken per sheshin 'Nene Tereza'

Vizita e Papës në Shqipëri vjen si një bekim për vendin tonë. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se ende para mbërritjes së Atit të Shenjtë në Tiranë, tashmë për vendin ka ndodhur mrekullinë e parë: rikonstruktimi i sheshit “Nënë Tereza”.

 

“Reuters” shkruan se Papa Françesku, ende pa ardhur në Shqipëri, i ka bërë asaj një mrekulli të vogël: Ka nxitur bashkëpunimin ndërmjet forcave politike kundërshtare që të bashkohen për të rikonstruktuar një nga sheshet kryesore të Tiranës, në të cilin Papa do të mbajë Meshën. 

 

“Reuters” vë në dukje polarizimin e theksuar politik në vendin tonë, që kur komunizmi u shpërbë në vitin 1990.

 

Sipas saj demokratët dhe socialistët shqiptarë kanë penguar në mënyrë të përsëritur planet e njëri-tjetrit për t’i rikthyer lavdinë, sheshit “Nënë Tereza”.

 

Por që me sinjalin e parë të njoftimit të Papës për ta nisur vizitën në Evropë nga Shqipëria, qeveria e drejtuar nga socialistët dhe bashkia e kryeqytetit nga demokratët, kanë lënë mënjanë mosmarrëveshjet e tyre për të ndërmarrë një rikonstruksion disa miliona dollarësh.

 

Rikonstruksioni i sheshit “Nënë Tereza” ka filluar prej disa javësh dhe tashmë ai është gati për të mirëpritur Atin e Shenjtë.

 

Javët e fundit, punëtorët hoqën disa lokale të improvizuara si kafene. Fasadat dhe kolonat e projektuara nga italianët të godinës së Universitetit, Institutit të Arkeologjisë dhe

 

Akademisë së Arteve, të nxira nga pluhuri dhe tymi i kohës, janë zbardhur si dhe qindra pllaka të thyera janë zëvendësuar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama