Renditja e FIFA-s Shqiperia ngjitet 25 pozicione

Renditja e FIFA-s, Shqiperia ngjitet 25 pozicione

Shqipëria ka ngjitur 25 pozicione në renditjen e përmuajshme të FIFA-s falë fitores në transfertë me Portugalinë në ndeshjen hapëse të kualifikueseve të Europianit “Francë 2016”. Kombëtarja kuqezi renditet tashmë në vendin e 45 të renditjes duke lënë pas skuadra si Bullgaria, Japonia, Sllovenia, Paraguaji, Irlanda, Korea e Jugut apo Polonia. Gjermania vazhdon të ruajë kryesimin, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia, ndërsa Holanda ka zbritur në vendin e katërt. Dhjetëshja e kombëtareve më të mira plotësohet nga Belgjika, Brazili, Uruguaji, Spanja, Franca dhe Zvicra.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama