Rekordi Miqesorja Manchester United- Real Madrid 109000 spektatore

Rekordi: Miqesorja Manchester United- Real Madrid 109,000 spektatore

E pabesueshme por e vërtetë. Miqësorja mes Real Madrid dhe Manchester United, e vlefshme për “Guinners Cup”, që po zhvillohet në Amerikë do të ketë një rekord spektatorësh në stadium, plot 109 mijë të tillë, ndërsa finalja e botërorit në Brazil numëroi vetëm 75 000 të tillë. Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail” i cili sqaron se ndeshja do të zhvillohet të shtunën në Detroit, në stadiumin e Michiganit “Ann Arbor”, dhe vetëm në pak sekonda pas daljes në treg janë shitur të gjitha biletat, plot 109 mijë të tilla. Arsyeja e këtij interesi të lartë është fakti se të dyja skuadrat europiane kanë një numër shumë të lartë ndjekësish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

“Daily Star” gjithashtu ka bërë një krahasim të interesit për këtë ndeshje dhe kompeticioneve të tjera zyrtare dhe me interes të lartë botëror. Krahasimi ka nisur me Botërorin e Brazilit ku numri i spektatorëve në finalen Gjermani-Argjentinë ka qenë 74,738. spektatorë.  Në finalen e Super Bowl (në Amerikë eventi më i shikuar), 103,219 spektatorë.  Lojërat Olimpike të Londrës viti 2012, finalja e 100 metrave kishte një prezencë prej 80,000 spektatorësh. Finalja e Wimbeldon, tenis, plot 15,000 spektatorë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama