Rekord shitjesh per iPhone 6

Rekord shitjesh per iPhone 6

Kompania “Apple” ka shitur më shumë se 10 milionë kopje të modelit "iPhone 6", gjatë fundjavës së parë të hedhjes në treg të brezit të ri të "iPhone". Sipas një njoftimi zyrtar brenda kompanisë, kjo shifër përbën një rekord.

"Është një rekord për ‘Apple’ që arrin të shesë një milion telefona më shumë se sa kur hodhi në treg modelet e mëparshme iPhone 5s dhe iPhone 5c. Vitin e kaluar u shitën nëntë milionë modele  në tre ditët e para", thuhet në komunikatë.

“Apple” i prezantoi dy modelet e reja të iPhone 6 më 9 shtator në Kaliforni.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama