Referendumi Skocia i thote Jo ndarjes nga Britania e Madhe

Referendumi, Skocia i thote 'Jo' ndarjes nga Britania e Madhe

Rezultatet e para të votimeve në referendumin në Skoci, tregojnë se shumica kanë votuar kundër pavarësisë nga Britania e Madhe. Pas numërimit të pjesës më të madhe të fletvotimeve, 55% janë deklaruar kundë pavarësisë së Skocisë, ndërsa 45% për pavarësi.
 
Pjesëmarrja në votime ishte tejet e lartë, pasi kanë votuar 85% e njerëzve që ishin në listat e votimit. Disfatën e ka pranuar edhe ministri i parë i Skocisë, Alex Salmon, i cili ishte udhëheqës i fushatës për pavarësi të Skocisë.
 
Ndërkohë kryeministri i britanik, David Cameron, ka bërë sot thirrje për unitet, pasi në Skoci është refuzuar pavarësia në referendumin historik.

“Tani është koha për ne në Mbretërinë e Bashkuar, të bashkohemi dhe të lëvizim përpara”, tha Cameron, gjatë një fjalimi para zyrës së tij në Downing Street.

Ai theksoi se është i “entuziazmuar” nga votimi që Skocia të mbetet në Mbretërinë e Bashkuar, por votuesve për pavarësi u tha se “ju kemi dëgjuar” dhe ka premtuar se Londra do t’i plotësoj përkushtimet për autoritete më të mëdha për Skocinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama