Rama ne Vatikan Audienca me Papen nje ore e mrekullueshme

Rama ne Vatikan: Audienca me Papen, nje ore e mrekullueshme

Kryeministri Edi Rama u prit në një audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku. “Vlerësoj rolin e Papa Françeskut në promovimin e vlerave të solidaritetit, si dhe në promovimin e barazisë dhe drejtësisë shoqërore”, thotë Rama.bKryeministri u takua edhe me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Paroli.

 

“Në takimin me Parolin u bisedua për tolerancën fetare në Shqipëri”, thotë Rama. Mësohet se në këtë takim, është diskutuar edhe për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe për njohjen e saj edhe nga Vatikani, në përputhje me realitetet e reja në rajon.

 

Kryeministri ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, një foto me Atin e Shenjtë, i shoqëruar edhe nga bashkëshortja, Linda.

 

Nderkohe permes një shënim në profilin e tij në Twitter, kryeministri Rama nga Vatikani shkruan: “Audienca me Papa Franceskun një orë e mrekullueshme përballë thjeshtësisë së Njeriut”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama