Rama kercenon BE-ne Nese na refuzoni vjen Islami radikal

Rama kercenon BE-ne: Nese na refuzoni, vjen Islami radikal

Kryeministri Edi Rama ndërron stil. Nuk ka më deklarata për bashkim me Kosovën, por këtë herë ai i kujton Bashkimit Europian se nëse shmang Shqipërinë, atëherë do mbërrijë Islami radikal.

Këto komente ai i bëri gjatë një darke, ku i ftuar ishte gazetari i Financial Times, Tony Barber.

Një i ri në Tuniz apo Tobruk ndjen se nuk ka të ardhme. Por në Shqipëri ylli në qiell është Europa. Nëse BE nuk është në gjendje të na tregojë rrugën që presim, do ketë një hapësirë të madhe për Islamin radikal. Në rajonin e Ballkanit jetojnë myslimanët më pro-amerikanë dhe pro-europianë në botë. Por gjërat po ndryshojnë. Dhjetë vjet më parë, ishte e pamundur që të kishte luftëtarë të huaj nga Shqipëria në Irak dhe Siri. Rreth 98 përqind e popullit besonte tek Amerika, më pas tek Zoti dhe tek Europa. Sot nuk është kështu,” tha Rama.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama