Rama endrra vijon ne Armeni. Vucic Serbia fitoi me ndershmeri

Rama: endrra vijon ne Armeni. Vucic: Serbia fitoi me ndershmeri

Pas ndeshjes ndaj Serbisë, kryeministri Edi Rama ka zbritur në dhomat e zhveshjes ku është takuar me lojtarët e kombëtares sonë, duke i ngushëlluar dhe i ka përgëzuar për lojën e mirë, pavarësisht se rezultati nuk ishte në favorin tonë në këtë rast. Gjithashtu Kryeministri i ka kujtuar se ende nuk ka përfunduar, pasi Armenia është vendimtare.

Në një status në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar: “Barazimi do qe më i drejtë, po ky është futbolli. Sot lojtari me i mire ishte publiku fantastik kuqezi. Nesër ditë e re, ëndrra vijon ne Armeni!”.

Pas përfundimit të takimit ka pasur një reagim në “Tëitter” edhe nga Kryeministri i Serbisë, zoti Vuçiç, i cili ka uruar futbollistët serbë për fitoren dhe ka përshëndetur edhe lojën e ndershme që u zhvillua në “Elbasan Arena”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama