Rama Ti kerkoj doreheqjen Fullanit njesoj si tia kerkoja Presidentit

Rama: T'i kerkoj doreheqjen Fullanit, njesoj si t'ia kerkoja Presidentit

Pyetjes lidhur me vjedhjen në Bankën e Shqipërisë dhe nëse do i kërkonte dorëheqjen guvernatorit Ardian Fullani, Rama iu përgjigj se BSH-ja është një institucion apolitik, tërësisht e pavarur si Presidenca  apo Gjykata Kushtetuese.  “ Kjo është një përgjigje që nuk do gëzojë shumëkënd që do të donte të thoja, që guvernatori të japë dorëheqjen, por duhet ta kuptojë se kjo do ishte një thirrje në boshllëk. Pse s’më thoni, a duhet të japë dorëheqjen Presidenti i Republikës?

Për më tepër është e rëndësishme të kuptoni një gjë, ne e kemi të domosdoshme të godasim në shenjë dhe plotësisht në shenjë duke nxjerrë konkluzion të saktë dhe në mënyrë që të mos hyjmë në luftë politike me BSH-në. E përsëris që është institucion tërësisht i pavarur”, u shpreh Rama.

Kreu i qevrisë theksoi se qeveria duhet të flasë e fundit kur është fjala për raste të kësaj natyre, se ndryshe mund të bëjë gabim shumë të madh në përpjekje për të ndrequr një gabim të madh.

Rama e cilësoi vjedhjen e Thesarit si një sfidë të trefishtë për Prokurorinë, autoritetin e Bankës si dhe për Kuvendin e qeverinë.

“Qeveria ka një rol dhe përgjegjësi të posaçme në këtë rast. Ne e kemi thënë qartë dhe prerë në prononcimin e Këshillit të Ministrave se për ne, ky është një akt kriminal i rëndë që përbën një sfidë të trefishtë, sfidë e madhe për prokurorinë që t’i shkojë hetimit deri në fund dhe jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë.

Është një sfidë e madhe padyshim për autoritetin e Bankës dhe për sigurinë e Bankës. Por nga ana tjetër është një sfidë e madhe për Kuvendin e qeverinë. Po ndjekim ditë pas dite zhvillimin e kësaj situate deri në bashkëpunim të ngushtë me institucionet ndërkombëtare se BSH-ja është pjesë e institucioneve integrale ndërkombëtare, që të dalim në konluzionet e duhura”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama