Rama Te rinj zgjdhni zanatin do jete e ardhmja dhe punesimi!

Rama: Te rinj, zgjdhni zanatin do jete e ardhmja dhe punesimi!

Kryeminisitri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në inaugurimin e shkollës austriake profesionale ‘Hermann Gmeiner’ në fshatin SOS, u bëri thirrje të rinjve që t’i bashkohen arsimit profesional, duke e cilësuar atë si e ardhmja, dhe mundësia e punësimit në të ardhmen është më e madhe. Sipas tij, në vend ka një rënie të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri, duke e cilësuar kështu një boshllëk që siç theksoi kreu i qeverisë, mund të mbyllet vetëm përmes arsimi profesional.


“Kemi një rënie dramatike të cilësisë së krahut të punës në Shqipëri dhe është fakt e konfimuar nga njerëzit e biznesit se sa e vështirë është bërë të gjesh krah pune të kualifikuar. Dhe kemi krijuar një hendek shumë të madh mes një pjese të popullit me diplomë dhe një pjese tjetër pa asnjë akses në arsim. Ky boshllëk mund të mbyllet përmes arsimit profesional. Duhet tu themi të rinjve që kanë vullnetin për të vazhduar arsimin e lartë, dhe një rrugë tjetër për ata të rinj që kanë talentin në arsimin profesional. Për më tepër, arsimi profesional i fokusuar tek teknologjia e re, ndërtohet me largpamësi e ardhmja.” theksoi Rama

Rama: Në BE, vendet me numrin e lartë të arsimit profesional, kanë më pak papunësi

Duke përshëndetur edhe hapjen e shkollës profesionale austriake, Rama theksoi se shembulli për tu ndjekur është pikërisht Austria, ku siç theksoi ai ka bërë investimet më të mëdha në arsimin profesional. Po ashtu Rama u shpreh se edhe vendet që kanë investuar më së shumti në këtë drejtim, kanë edhe numrin më të ulët të papunësisë.

“Dhe për më tepër shkolla që ne përgëzojmë sot është një shkollë që ofron një diplomë të vlefshme në Austri dhe Shqipëri, dhe duhet theksuar se Austria është ajo që është sot në BE, për faktin se ka investuar më shumë se të tjerët në dije dhe në arsimin profesional. E njëjta gjë mund të thuhet për Gjermaninë e vendet e tjera. Po të shohim vendet e BE, ata që kanë më të ulët numrin e papunësisë janë ata me numrin më të lartë të arsimit profesional. Po këto vende kanë edhe numrin më të lartë të investimeve.” tha ndër të tjera Rama

Rama: Kush zgjedh zanatin, punësohet në 62.4% të rasteve


Kryeministri Rama e cilësoi arsimin profesional si një kthesë të cilën po ndërmerr vendi duke shtuar se nisur nga faktet 62.4% e të rinjve që kanë zgjedhur këtë drejtim janë punësuar. Gjithashtu Rama nënvizoi se numri i studentëve që kanë zgjedhur arsimin profesional gjatë këtij viti ka shënuar një rekord që nuk shënohej që prej 1994. “Po bëjmë një kthesë të vendosur edhe pse duhet të rrisim shpejtësinë, dhe praktikisht po të shohim në të dhënat e fundit të punësimit, në 62.4% të rasteve janë punësuar, ata që kanë ndjekur gjimnazin në 40%, pra 20% më shumë punësimi i kanë pasur ata që kanë ndjekur arsimin profesional. Po të shohim kuadrin e papunësisë, ku 15% e atyre që kanë ndjekur arsimin profesinal janë të papunë. Ky është një tregues që flet vetë se sa e drejtë është zgjedhja që kemi bërë dhe se sa në hava kanë qenë të gjitha kundërshtoitë ndaj kësaj zgjedhje.” u shpreh kreu i qeverisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama