Rakitic ndez ndeshjen Kroaci-Portugali duke pickuar Ronaldon

Rakitiç ndez ndeshjen Kroaci-Portugali duke pickuar Ronaldon

Ivan Rakitiç e njeh më mirë se kushdo tjetër loj tarin më të rrezikshëm të kampit kundërshtar. Ndeshja mes Kroacisë dhe Portugalisë do të jetë për t'u parë pasi brenda ka edhe një "mini derbi" mes Barçës dhe Realit.

13483092_1164807406905437_8773987407797733735_oArmiqësinë e ushqyer në La Liga duket se nuk e ka harruar Ivan Rakitiç. Mesfushori i Barcelonës përfitoi dje nga një intervistë që dha për gazetën serbe "Blic" për të ngacmuar CR7-ën.

"E dimë shumë mirë se do të kemi përballë një ekip si Portugalia që rreshton në fushë një lojtar të kalibrit të Ronaldos. Është njëri prej më të mirëve në botë, por ne nuk duhet t'i trembemi, pasi edhe ai ka nevojë për të gjithë ekipin", tha 28-vjeçari i lindur në Mëhlin të Zvicrës.

Objektivi - Mes të tjerash, Rakitiç u pyet nëse Kroacia do të mund të bënte rrugë të gjatë në këtë Europian. "Nuk mund të flasim tani, pasi është ende herët. Çdo parashikim s'do të kishte vend, pasi jo të gjitha skuadrat kanë zbuluar të gjithë potencialin e tyre.

Ne do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë. Të japim më të mirën, pastaj në një rrugëtim të tillë ndikon shumë edhe fati", arsyetoi kroati, i cili nënvizoi se përfaqësueses ballkanase i duhej që të përsëriste ndeshjen që bëri kundër Spanjës. Më i miri - Në takimin që u kushtoi iberikëve vendin e parë të Grupit D, Rakitiç ka dalluar lojtarin më të mirë të Kroacisë. "Ivan Perisiç ishte i mrekullueshëm.

Ai bëri një paraqitje mjaft të mirë dhe u la mbresa të gjithëve", tha Rakitiç.

Europiani pa gola - "Askush nuk duhet që të shqetësohet për faktin se në këtë edicion s'janë shënuar shumë gola. Unë mendoj se ky turne është mjaft i bukur dhe se u ka rezervuar shumë surpriza të tjera sportdashësve.

Fakti që janë shënuar pak gola nuk do të thotë asgjë. Në futbollin e ditëve të sotme nuk ka më ekipe të vogla, prandaj çdo ndeshje është kaq shumë e ekuilibruar", paralajmëroi Rakitiç.

Përgatiti: ALTIN VORPSI



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama