Racizmi ne Zvicer mund te sjelle Shaqirin & Co te Shqiperia

Racizmi ne Zvicer mund te sjelle Shaqirin & Co te Shqiperia

Kosova e Shqipëria mund të përfitojnë nga racizmi në Zvicër. Ky presion dhe racizëm mund të jetë i keq për të huajt e Zvicrës, por mund të jetë shumë i dobishëm për Kosovën që të kthejë bijtë e saj në përfaqësuese, apo edhe për Shqipërinë.

Numri i futbollistëve shqiptarë në përfaqësuesen “A” të Zvicrës dhe në ekipet zinxhir të këtij vendi është i madh, sikur edhe ndikimi i tyre.

Pos futbollistëve shqiptarë, numër të madh në përfaqësuesen e Zvicrës përbëjnë edhe lojtarët e tjerë emigrantë në këtë vend. Për ndeshjen e fundit eliminatore, atë kundër Estonisë, nga 23 të ftuar vetëm 10 ishin zviceranë. Emigrantë në këtë vend po llogaritet edhe vetë seleksionuesi Vladimir Petkoviq.

Numri i vogël i zviceranëve në Përfaqësuese të Zvicrës ka ngjallur debat të madh në shtetin helvetik.

Opinioni dhe media ka kohë që flet për këtë fenomen, por së fundi për të kanë ngritur zërin edhe vetë lojtarët zviceranë, gjë që ka zemëruar futbollistët shqiptarë, transmeton Koha.net.

I pari që ka reaguar në emër të gjashtë futbollistëve shqiptarë që luajnë me ekipin e parë të Zvicrës, është Valon Behrami. Ky presion dhe racizëm mund të jetë i keq për të huajt e Zvicrës, por mund të jetë shumë i dobishëm për Kosovën që të kthejë bijtë e saj në përfaqësuese, apo edhe për Shqipërinë që, në mungesë të ndeshjeve zyrtare të Kosovës, është vlerësuar si shtëpi e gjithë shqiptarëve.

Kështu të paktën mendon ish-reprezentuesi i Zvicrës, kosovari Milaim Rama.

“Në Zvicër po debatohet shumë se a duhet të ketë më shumë zviceranë apo jo në përfaqësuese. Por, unë them se Zvicrës i duhen jozviceranët për të rritur kualitetin në ekipin përfaqësues. Nga ky debat mund të përfitojë Shqipëria e Kosova, por se kush më shumë koha do të tregojë”, ka thënë Rama, të martën, për gazetën “Koha Ditore”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama