Qyteti i banuar vetem nga femrat kerkon meshkuj (por me disa kushte)

Qyteti i banuar vetem nga femrat kerkon meshkuj (por me disa kushte)

Noiva do Cordeiro është një qytet i vogël në jug të Brazilit i cili ka 600 banorë dhe të gjitha janë femra. Shumica e femrave që jetojnë aty janë kryesisht nga mosha 20 deri në 35 vjeç dhe u kanë bërë thirrje meshkujve beqarë që të shkojnë në qytet.

Por nëse kërkoni të jetoni aty dhe të njiheni me ndonjë prej vajzave duhet të plotësoni një kusht.

Sipas banoreve çdo mashkull që do të vijë në qytet duhet të jetojë sipas rregullave të vendosura nga gratë.

Disa nga femrat e Noiva do Cordeiro janë të martuara, por burrat dhe djemtë e moshës mbi 18 vjeç largohen nga qyteza për të punuar në qytetet fqinje.

Rezidentet shprehen se qyteti i tyre është shumë më i mirë kur drejtohet nga femrat

“Janë shumë gjëra që femrat i bëjnë më mirë se meshkujt. Qyteti ynë është i këndshëm, i organizuar dhe shumë harmonik. Kur ka ndonjë problem ne e zgjidhim në mënyrën femërore, duke gjetur konsensus dhe jo duke shkuar drejt konfliktit. Ndajmë çdo gjë me njëra tjetrën, madje edhe tokën që punojmë. Gjithashtu gjejmë gjithmonë kohën për të bërë thashetheme, të provojmë rrobat e njëra tjetrës dhe të rregullojmë flokët dhe thonjtë”, thotë 49 vjeçarja, Rosalee Fernandes.

Por jo çdo gjë është e lehtë në qytet. Vajzat e reja ankohen se ato e kanë të vështirë që të gjejnë një mashkull për tu martuar.

“Këtu meshkujt e vetëm që ne femrat beqare takojmë janë ose të martuar ose në lidhje familjare me ne. Unë nuk kam puthur një mashkull për një kohë të gjatë. Ne të gjitha ëndërrojmë për dashurinë dhe të martohemi. Por na pëlqen të jetojmë këtu dhe nuk duam të largohemi nga qyteti për të gjetur burrë”, deklaron Nelma Fernandes, 23 vjeç.  Vajzat e qytetit kërkojnë në qytet të vijnë meshkuj beqar, por ata duhet të pranojnë rregullat e tyre dhe pse jo të drejtohen nga femrat.

“Ne kemi zotin në zemrat tona. Por nuk mendojmë se duhet të shkojmë në kishë, të martohemi përpara priftit ose të pagëzojmë fëmijët tanë. Këto rregulla janë bërë nga meshkujt”, deklarojnë ato.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama