Putin Shqiptaret do te marrin Maqedonine

Putin: Shqiptaret do te marrin Maqedonine

Presidenti rus Vladimir Putin, përveç Kosovës ka përmendur edhe Maqedoninë  si shkak për të sulmuar Gjeorgjinë në vitin 2008. Kjo thuhet në librin me titull “Lufta e vogël e cila e tronditi botën: Gjeorgjia, Rusia dhe e ardhmja e Perëndimit”, e diplomatit të ndjerë amerikan Ronald Asmus, njërit nga arkitektët e politikës së zgjerimit të NATO-s drejt shteteve satelite të Rusisë. Në këtë libër, Asmus transmeton bisedën e Putin me ish presidentit gjeorgjian Mihail Saakashvili të zhvilluar në shkurt të vitit 2008. Asmus, duke përmendur burime gjeorgjiane, thotë se në këtë takim Putini faktikisht e ka paralajmëruar sulmin ndaj Gjeorgjisë dhe ndarjen e rajoneve gjeorgjiane Abkhazia dhe Osetia Jugore, reaporton LajmPress. “Sipas shënimeve gjeorgjiane nga ky takim, Putin i ka thënë Saakashvilit se ekziston nevojë imediate të reagojmë ndaj asaj që ndodhi në Evropë dhe në Kosovë. “Mendojmë se si të përballemi me atë problem. Mos harroni se jemi nën presion të hatashëm të republikave tona nga Kaukazi verior, që të tregohemi solidarë me Abhazinë dhe Osetinë Jugore. Nuk e kam të qartë se pse amerikanët filluan fushatë për islamizim të Evropës. Pasi shqiptarët e përpinë Kosovën, do të tentojnë të zgjerohen në Maqedoni. Dhe më vjen shumë keq, por ju do të jeni pjesë e përgjigjes tonë”, i ka thënë Putini Saakashvilit, transmeton gazeta “Lajm”. Sipas librit të diplomatit Asmus, Putin në vazhdim i ka sqaruar presidentit gjeorgjian se nuk bëhet fjalë për fajin e tij ose vendit të tij, por se gjeografia e Gjeorgjisë është e tillë që hap mundësinë përmes saj Rusia t’i përgjigjet pavarësisë së Kosovës në të njëjtën masë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama