Punedoret e grave shqiptare habisin regjisorin austriak

Punedoret e grave shqiptare habisin regjisorin austriak

Regjisori austriak Michael Glawogger, i cili ka realizuar një film-dokumentar për shtete e Evropës Lindore, këtë herë ai flet për Shqipërinë.  Dokumentari me titull "Film paemër" tregon udhëtimin e regjisorit dhe historitë që mbartin vendet, që ai ka vizituar.

Glawogger thotë se pasi kaloi kufirin e Malit të Zi hyri në tokën shqiptare. Por, ajo që i ka bërë më shumë habi autorit të dokumentarit ishin punëdoret e grave veriore, të cilat thurnin jo vetëm veshje, por edhe mbulesa dhe rrugica për t’i shtruar nëpër shtëpi.

Ai habitet kur sheh se një grua verior, që jo vetëm gjatë verës, por edhe gjatë dimrit mban një fije peri të varur në qafë dhe me shtiza në duar nis të thurë një punëdore. Ai thotë që këto gra i zë edhe gjumi, duke thurur punëdore. Ai flet për traditat dhe veshjet tradicionale të grave, të cilat mbajnë një shami nën qafë dhe janë gjithmonë të përulura përpara burrit. “Ai thotë se këto gra janë një punishte e mirë për prodhime artizanale. Këta njerëz që jetojnë në një zonë malore, përdorin leshin e deleve për të krijuar fije peri, të cilin më vonë e thurin me dorë”, tregon Glawogger.

Ai tregon për jetën e vështirë të këtyre njerëzve në këto zona të thella, që nga mundësit e pakta që kanë fëmijët për t’u argëtuar dhe deri te punët e vështira që bëjnë burrat dhe gratë për të mbijetuar.

Gjatë reportazhit të tij ai shtron pyetjen: “Shqipëria është quajtur vendi i “Mercedes”-ave, nisur nga numri i lartë i këtyre makinave që ka në vendin e vogël të Evropës Lindore. Po si ka mundësi që në këto kushte shqiptarët kanë fituar aq të ardhura sa për të blerë makina të shtrenjta?”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama