Projekte te reja

Në projektet afat shkurtra të DPGJC-së perfshihet dixhitalizimi i Zyrave të Arkivave të Gjendjes Civile. Për këtë qëllim po bashkëpunohet ngushtësisht me Statistics Norway dhe nga 1 tetor 2009 ka filluar një projekt pilot në Arkiven e Gjendjes Civile pranë Bashkisë së Tiranës. Bazuar në këtë eksperiencë do të vazhdohet dixhitalizimi i plotë i kësaj zyre dhe do të hartohet një kalendar i plotë për ta shtrirë këtë proces në të gjitha zyrat e Arkivave të Gjendjes Civile.

Gjithashtu, një tjetër sfidë për Regjistrin Kombëtar është ofrimi i informacionit palëve të treta si ISKSH, ISSH, INSTAT, etj. Për këtë qëllim po bashkëpunohet me Statistics Norway dhe Ministrinë e Brendshme të Austrisë, për të gjetur zgjidhjen e duhur teknike.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama