Pranvera Greke e Kultures ne Shqiperi

Pranvera Greke e Kultures ne Shqiperi
Në kuadrin e Pranverës Greke të Kulturës, Ambasada Greke në Shqipëri do të ofrojë një larmi aktivitetesh kulturore-artistike dhe shkencore për publikun shqiptar. Deri në datën 1 prill, në ambjentet e Galerisë "Expo", do të qëndrojë e hapur një ekspozitë pikture e titulluar "Greqia me sytë e piktorëve shqiptarë". Kjo ekspozitë mund të vizitohet çdo ditë: paradite 10:00-12:00; pasdite 17:00-19:00.

Në datë 24 mars, në ambjentet e Akademisë së Shkencave, do të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërkombëtare e studimeve Shqiptaro -Greke, e cila është quajtur "Studimet gjuhësore dhe kulturore shqiptarogreke: Arritje dhe Prespektiva". Në datë 27 mars, ora 9:00, në ambjentet e Hotel Sheraton, do të zhvillohet një aktivitet shkencor me temën "Kriza Ekonomike Europiane: Pasojat në periferinë e saj". Nga data 28 deri më 31 mars, në ambientet e Qendrës së Kulturës e Forcave të Armatosura, do të zhvillohen "Ditët e Kinematografisë moderne Greke".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama