Policia ndalon transportin me furgon drejtuesit ne proteste

Policia ndalon transportin me furgon, drejtuesit ne proteste

Përfaqësuesve të furgonave në Shkodër, Korçë dhe Berat kanë nisur një zinxhir protestash në vend, duke kërcënuar edhe me grevë urie. Shkak për këtë protestë është bërë ndalimi  nga policia që të transportojnë pasagjerë me këto mjete.

Një ditë më parë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, deklaroi se do të ndalohej transporti i pasagjerëve me anë të mjeteve 8+1.

Shoferët e mjeteve 8+1 në Shkodër kanë bërë të ditur se, që në mëngjes policia rrugore i ka ndaluar që të qarkullojnë në drejtim të Lezhës, Laçit dhe Tiranës apo nga Tirana në drejtim të qyteteve të ndryshme.

Ata kanë nisur protestë në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit të Shkodrës në lagjen Xhabie, ndërsa kanë deklaruar se, nuk lejohet të qarkullojnë edhe pse janë me licenca të rregullta të dhëna nga bashkitë respektive.

Ata kërcënojnë me grevë urie nëse qeveria nuk do të marrë parasysh faktin për lëvizjen e tyre dhe transportin e pasagjerëve.

Ata kanë deklaruar se, me këtë punë mbajnë familjet dhe nëse u bllokohen licencat atëherë protesta do të përshkallëzohet dhe më tej.

Ndërsa dje ministrit i Transporteve, Haxhinasto, pasojat e mosrespektimit të ligjit nga furgonët kanë qenë të mëdha. Në asnjë vend të botës furgonët nuk shërbejnë si mjet transporti publik dhe për këtë sipas tij, për përballimin e fluksit të qarkullimit ndërqytetës do të përdoren autobusët. Për të mos renduar qytetaret lëvizja e autobusëve do të jetë me tabela me orare që dihen të respektohen nga të gjithë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama