Policia bashkiake aksion per lirimin e plazheve publike ne Durres

Policia bashkiake, aksion per lirimin e plazheve publike ne Durres

Në pikun e sezonit veror, policia bashkiake në Durrës ka ndërmarrë sot në mëngjes një aksion për lirimin e plazheve publike në të gjithë zonën bregdetare. Në kuadër të këtij aksioni, policia bashkiake ka sekuestruar të gjitha çadrat dhe shezllonët që kishin zaptuar hapësirat publike. Aksioni është ndërmarrë ndaj subjekteve pa leje, që i kanë kthyer hapësirat publike në plazhe private. Sipas policisë bashkiake të qytetit bregdetar, zona e plazhit do të jetë e ndarë, 80% për publikun dhe 20% për privatin. Po, ashtu, policia bashkiake ka ndërmarrë aksion edhe kundër subjekteve që nuk kanë shlyer tatimet.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama