Policet zihen per nje Porsche shoferi Te q... robt!

Policet zihen per nje Porsche, shoferi: Te q... robt!

Policët shqiptarë e kanë shumë të vështirë të përballen me tipat që ngasin makina superluksoze në rrugët e Tiranës. Pas incidentit të një polici rrugor me drejtuesin e një Lamborghini, vjen një tjetër skandal. Një oficer policie ndaloi një makinë Porsche, por shoferi i kësaj të fundit nisi ta shante.

“Do të të q... robt! Me ty e kam, do të të q… motrën! More vesh”, e kërcënoi ai policin.

Sipas GSH, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy efektivë policie. Krejt papritur, drejtuesi i makinës Porsche del i njohur me efektivin dhe ky i fundit i jep leje të largohet. Pas largimit të tij, polici i fyer dhe ofenduar, i drejtohet kolegut: “Bravo. Po ti rrije te xhami i makinës së tij, ndërkohë që ai më shante mua me rob shpie? Po pse duhej t’i jepje të njohur? Do sqarohemi në komisariat”.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama