Plani per nje Real te frikshem

Plani per nje Real 'te frikshem'

Real Madrid fitoi vitin e kaluar Ligën e Kampionëve dhe kjo i lejon të hyjë fuqishëm në merkato. Por, madrilenët jo vetëm kaq por kanë një plan të “frikshëm”. Pas afrimit të Toni Kros, që u kushtoi 24 milionë paund, tani po tentojnë të ofrojnë Xhejms Rodrigues dhe Radamel Falkao. Në dy lojtarët e fundit do të bëhen pjesë e Realit, atëherë Karlo Ançeloti do të ketë në dispozicion një ekip me emra gjigandësh. Me Barcelonën që ka në ekip Lionel Mesi, Nejmar dhe Luiz Suarez (pa harruar Atletiko Madrid që u shpall kampion sezonin e kaluar), vitin e ardhshëm La Liga premton spektakël të jashtëzakonshëm.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama