Petkovic do nje ekip cinik ndaj Polonise Navalka elozhe Leves

Petkoviç do një ekip cinik ndaj Polonisë, Navalka elozhe Levës

Zvicra e nis sot ndeshjen kundër Polonisë me një qëllim të madh. Skuadra e drejtuar nga Petkoviç ka fituar vetëm një prej dhjetë dueleve që ka luajtur me Poloninë (në maj të 1976 helvetët kanë mundur polakët në një miqësore 2-1).

Lazio-Torino amichevolePetkoviç - Komisari teknik i Zvicrës pranoi se gjatë këtij turneu, ekipi i tij kishte shfaqur dobësi në konkretizim të aksioneve. "Unë kam tërë respektin e botës për Poloninë, por dua që nëse krijojmë shanse, duhet të konkretizojmë sa më shumë.

Duhet të jemi cinikë para portës kundërshtare, pasi në të kundërt nuk do të eliminohemi", tha Petkoviç. "Nëse fitojmë me një gol të Lihshtajnerit do të isha i lumtur.

Duhet të japim 120% në fazën e kontrollit të topit. Përballë kemi një ekip shumë solid. Ata do të kenë shumë presion dhe ne duhet që të bëjmë mirë", vazhdoi komisari teknik i helvetëve.

Navalka - Nga ana tjetër, trajneri i Polonisë shfrytëzoi konferencën për shtyp për të larguar presionin mbi Levandovskin, i cili nuk shënon gol në këtë Europian, edhe pse ka luajtur plot 270 minuta. "Asnjëri prej nesh nuk e ka problem faktin që Roberti nuk ka gjetur ende rrugën e rrjetës.

Unë jam i lumtur me atë për mënyrën se si i ka interpretuar ndeshjet deri më tani. Ka qenë një ndihmë e madhe për të gjithë ne", pohoi Adam Navalka.

Prej dhjetë përballjeve me Zvicrën, Polonia vetëm një herë nuk ka realizuar gol. Ndërsa një statistikë kurioze në lidhje me këtë ndeshje është se të tre takimet që janë luajtur në këtë Europian në St.Etien kanë përfunduar në barazim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama