Pergjigjja bombe e Varufakis

Pergjigjja 'bombe' e Varufakis

Qeveria greke nuk do t’ia paguajë sot borxhin Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ishte kjo përgjigja befasuese, por edhe e pritshme e ministrit grek të Financave, Janis Varufakis, ndaj pyetjes së një gazetari, raporton “Channel 4 News”.

Mirëpo, ai shtoi se, qeveria greke po shpreson ende për një marrëveshje të minutës së fundit me kreditorët. Kur u pyet nëse do të ishte e mundur një marrëveshje 11-orëshe me kreditorët, Vaufakis u shpreh vetëm me një “shpresojmë”.

Greqia duhet t’i shlyejë FMN-së borxhin prej 1.54 miliard eurosh dhe afati i fundit i pagesës është dita e sotme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama