Perdorimi i shumte i Whatsapp shkakton probleme ne kycet e duarve

Perdorimi i shumte i Whatsapp, shkakton probleme ne kycet e duarve

Bëni kujdes me përdorimin e shumtë dhe të shpejtë të WhatsApp, sepse ai mund të shkaktojë dëme serioze për shëndetin. Aplikacioni i mesazheve për smartphone dhe tablet duket se krijon efekte të dhimbshme jo për sytë por për kyçet e duarve, duke i skuqur dhe ënjtur ato. Ky në fakt nuk është një zbulim shkencor, por një dëshmi e një rasti të tillë. Në Granada të Spanjës një grua është shtruar në spital për dhimbje të forta në kyçet e duarve, dhimbje të cilat e kanë ndaluar atë që të mos bënte asnjë lloj aktiviteti. Ajo u ka rrëfyer mjekëve se e përdorte shumë telefonin për të komunikuar me miqtë dhe të afërmit e saj, nëpërmjet WhatsApp-it, pa e ditur se ky i fundit ishte shkaktari i dëmit shëndetësor.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama