Pastrimi Koka paralajmeron vendoret

Pastrimi, Koka paralajmeron vendoret

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka paralajmëruar për heqje nga puna dhe gjoba ndaj drejtuesve të bashkive në vend në rast se ata nuk marrin masa për pastrimin e zonave që administrojnë.

 

“Afati i fundit është fundi i prillit. Shumë shpejtë inspektorati do të dalë në terren për mbledhjen e fakteve konkrete dhe në rast të mosmarrjes së masave nga ana e drejtuesve të bashkive për pastrimin e zonave që ata administrojnë, do të ketë largime nga puna ose do të ndëshkohen me gjoba”, ka thënë ministri Koka në një aktivitet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.

 

 Data 22 prill, njihet në gjithë botën, si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Kjo është një ditë që shërben për të dhënë alarmin për dëmet që njerëzimi i shkakton pyjeve, lumenjve, tokës dhe pasurive të tjera të natyrës dhe të reflektoj e sensibilizohet për të ndalur shkatërrimin e mëtejshëm te saj.

 

Ideja për Ditën e Tokës është zhvilluar që nga viti 1962. Senatori Gaylord Nelson, pas shumë përpjekjeve dhe takimeve, arriti që idenë për Ditën e Tokës si çështje mjedisore, ta fusë në programin politik.

 

Më 22 Prill 1970 në SHBA u mbajt një manifestim i madh mjedisor,i pari i këtij lloji, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita e Planetit Tokë. Qëllimi i kësaj date mbetet mbrojtja e planetit Tokë dhe të gjitha resurseve të saj nga ndotja.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama