Partizani/ Agostinelit i ulin pagen e ardhmja mbetet pezull

Partizani/ Agostinelit i ulin pagën, e ardhmja mbetet pezull

Pas kalvarit katërvjeçar në kategoritë inferiore dhe rikthimin në Superiore, Partizani ka ardhur gjithnjë në rritje. Të kuqtë kanë ardhur duke i ngjitur shkallët një e nga një, por në këto tre vite në elitë klubi e ka ndryshuar shpesh strukturën drejtuese.

13226673_507180892809645_3636154153077757992_n

Pjesë e këtyre lëvizjeve ka qenë edhe posti i trajnerit, i cili ka ndryshuar edhe dy herë në vit, me përjashtim të sezonit 2014-2015 që nisi e mbaroi me Shpëtim Duron.

Prej ditësh kampi i kuq po zien, pasi priten që përgatitjet e sezonit të ri të nisin me një tjetër riorganizim strukturash. Parashikohet që pjesë e këtij riorganizimi të jetë edhe detyra e trajnerit, që nga 4 janari e mban italiani Andrea Agostineli.

Pas humbjes me Bylisin në javën e 34-t, presidenti Demi konfirmoi italianin në krye të ekipit edhe për dy sezone, konfirmim të cilin ai e përsëriti edhe disa ditë më vonë. Por përfundimi i edicionit që i la në vend të dytë ka prodhuar një situatë të re, duke lëkundur mendimet e mëparshme.

Mësohet se trajnerit italian i kanë ofruar rinovimin e kontratës, por jo me pagën që erdhi në fillim të sezonit, por me një ulje të ndjeshme.

Trajneri Agostineli është gjendur i papërgatitur për këtë propozim dhe ende nuk e ka thënë fjalën e tij. Në fillim të vitit Andrea Agostineli nënshkroi kontratë me të kuqtë deri më 30 qershor 2016, me një rrogë 6 mijë euro në muaj.

Italiani gjatë prezantimit të tij pohoi se kishte ardhur për titullin kampion. Në rast se Partizani e fitonte titullin kampion, Agostineli do të përfitonte edhe bonos, si dhe një rinovim kontrate me kushte më të mira financiare. Duke dituar afatin kohor të kontratës, i bie që deri më 30 qershor,

Agostineli të jetë trajner i Partizanit. Ai mund të largohet nëse jep dorëheqjen, ose shkarkohet nga klubi, i cili është i detyruar që t'i paguajë edhe muajin e fundit.

Nëse kushtet e ofruara për rinovim nuk ndryshojnë, Andrea Agostineli nuk do të jetë më trajner i Partizanit, pasi italiani pritet që të mos pranojë uljen e propozuar nga klubi.

ILIR CARA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama