Parma mposht Napolin prane Europes

Parma mposht Napolin, prane Europes

Parma ka mundur sot në mbrëmje skuadrën e Napolit me rezultatin 1-0. Ky rezultat befasues i skuadrës së Roberto Donadoni, i jep mundësinë ekipit që të vazhdojë përpjekjet për një vend në Europa League. Në një ndeshje të ekuilibruar midis të dyja skuadrave, ishte Parma ajo që shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 56, me anë të Parolo. Pas kësaj fitore Parma tashmë ndodhet në vendin e gjashtë me 50 pikë, aq sa edhe Interi i vendit të pestë. Për skuadrën e Rafa Benitez humbja që pësuan sot ka shuar çdo shpresë për të arritur vendin e dytë në kampionat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama