Papunesia shkaktohet nga ekonomia dhe jo nga dembelizmi

Papunësia shkaktohet nga ekonomia dhe jo nga dembelizmi

Dje, Kryeministri Rama përsëriti për të disatën herë qëndrimin e tij për shqiptarët dhe papunësinë.

"Në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar dembelizmi masiv. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Problemi është mungesa e njerëzve të kualifikuar," deklaroi ai në Panairin e Punës.

Në fakt ky argument për të justifikuar numrin e lartë të papunësisë nuk është i vërtetë. Ashtu siç dhe e kemi shpjeguar në artikullin e përpara disa javëve, teoria ekonomike tregon tjetër gjë:

Përkundrazi, ekonomia jonë dukshëm po vuan nga mungesa e vendeve të punës. Treguesit e kredisë bankare, po ashtu, vazhdojnë të jenë anemikë, duke dëshmuar se bizneset nuk janë aspak në një fazë zgjerimi, siç pretendohet.

Duke përdorur vetëm të dhënat zyrtare të ekonomisë tonë dhe pak intuitë ekonomike, është e qartë se pretendimi i Kryeministrit për një treg pune "të uritur" për punëtorë nuk është aspak i vërtetë.

E vërteta është që ekonomia shqiptare nuk krijon dot vende pune të reja, ose të paktën ende nuk ka krijuar. E vërteta është që Shqipëria vazhdon të jetë vendi që ka nivelin e dytë më të lartë të papunësisë në Europë. Sado që kryeministri dhe ministrat të mundohen të gjejnë argumente për të justifikuar papunësinë, shifrat flasin ndryshe.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama