Papa Francesco thyen rregullat lan dhe puth edhe kembet e femrave

Papa Francesco thyen rregullat, lan dhe puth edhe kembet e femrave

Papa Francesco ka larë këmbët e 12 personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve, mes tyre gra dhe jo të krishterë, në një ritual përpara Pashkëve, duke shprehur vullnetin e shërbimit ndaj të tjerëve si një “skllav”.

 

Vendimi i papës për të performuar këtë ritual të shenjtë mbi femra dhe persona të besimit mysliman, ka konfirmuar frymën e tij të thyerjes së rregullave që funksionojnë prej shekujsh tek të krishterët.

 

Rregullat e Vatikanit kërkojnë që rituali të bëhet vetëm tek burrat, meqenëse 12 apostujt e Jezusit ishin meshkuj. Por kryepeshkopi i Buenos Aires, Kardinali Jorge Mario Bergoglio e ka performuar edhe mbi femrat, një praktikë që vazhdon ta aplikojë edhe tani që është bërë papë.

 

“Jezusi bëri një veprim, një punë, shërbimin e një skllavi, një shërbyesi,” tha papa. “Dhe ai e ka lënë trashëgiminë e tij tek ne: Duhet të jemi shërbyes të një tjetri.”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama