Paguan gjoben Partizani kthen tifozet ne stadium

Paguan gjoben, Partizani kthen tifozet ne stadium

Partizani u bën një dhuratë tifozëve të kuq në prag të sfidës me Kukësin, që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Klubi kryeqytetas pasi ka shlyer gjysmën e dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës për zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, e ka konvertuar pjesën e mbetur të dënimit me gjobë. Partizani u dënua katër ndeshje pa tifozë në sfidat e shtëpisë, por rregullorja e lejon që nëse ka kryer gjysmën e dënimit, pjesën e mbetur mund ta shlyejë me gjobë.

Pikërisht kështu kanë vepruar drejtuesit e kuq, duke u dhënë mundësi tifozëve që ta përkrahin skuadrën e zemrës në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Partizanit i munguan tifozët në ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë ndaj Besëlidhjes, cka u reflektua me një eliminin surprizë nga ekipi lezhjan, si dhe në javën e 12-të ndaj Teutës, takimim që u vendos nga goli i Ekuban.

Prania e mbështetësve të kuq në “Elbasan Arena” që në ndeshjen me Kukësit do të jetë një shtysë më shumë për të besuarit e Starovës, për të marrë hak për humbjen minimale të fazës së parë në “Zeqir Ymeri”, por mbi të gjithë për të barazuar me pikë këtë kundërshtar direkt për luftën për titullin dhe ngushtuar në vetëm një pikë diferencën me Skënderbeun.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama