Oktapodi Paul merret ne mbrojtje nga ekzekutivi spanjoll

Oktapodi Paul merret ne mbrojtje nga ekzekutivi spanjoll
Gjermania ra “viktime” e parashikimit te ortapodit te saj Paul? Shifrat flasin qarte, ai ka gjetur 100 % te ndeshjeve te kombetares se Loew ne kete boteror, madje shume here ka arritur te parashikoje edhe perfundimin e ndeshjeve shume te veshtira si ajo me Argjentinen dhe Spanjen.

Ne 6 parashikimet qe ka bere, 4 here Paul ka zgjedhur kutine ne te djathte te tij, Gjermani-Serbi 0-1, Gane-Gjermani 0-1, Argjentine-Gjermani 0-4 dhe Gjermani-Spanje 0-1. Ne ndeshjen per vendin e trete, Gjermania do luaje si skuader mike kunder Uruguajit dhe ka shume mundesi qe “orakulli” Paul te zgjedhe serish djathtas, cka do te thote me shume besim per kombetaren gjermane.

Paul nuk eshte thjesht nje kafshe deti, sepse tashme ai eshte nen mbrojtjen speciale te kryeministrit te Spanjes, Jose Luis Zapatero. “Jam i shqetesuar per oktapodin dhe mendoj te dergoj nje skuader per ta mbrojtur pasi ka qene vertet spektakolar ne kete boteror”, thekson kreu i ekzekutivit te Madridit. Zapatero eshte siguruar nga ministrja e Peshkimit, Elena Espinosa, e cila e ka siguruar se KE do hartoje nje rezolute qe ndalon gatimin e Paul nga gjermanet.

Shqetesimet per fatin e oktapodit nga ekzekutivi spanjoll nisen qe dje kur ministri i Industrise, Miguel Sebastian tha se shpresonte qe te dilte parashikimi i tij por shtoi se nese Paul do te ishte ne rrezik, ishte gati ta transferonte ne Spanje. Deri ne fund te boterorit, Paul do vazhdoje te beje parashikimet dhe kjo do te thote se te pakten deri te dielen ne darke ai do ta kete vendin ne akuariumin e tij dhe jo ne ndonje pjate te shtrenjte restoranti.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama