Odise Roshi futet ne historine e Rijekes i pari ne Europian

Odise Roshi futet në historinë e Rijekës, i pari në Europian

Odise Roshi është i pari futbollist shqiptar në historinë e Rijekës që aktivizohet në një kampionat europian.

hysaj roshi"Edhe pse klubi ynë ka pasur ndër vite futbollistë kontingjent të skuadrave kombëtare, duke përfshirë Kroacinë dhe disa shtete të tjera, i pari që ka mundur të luajë në një kampionat europian është mesfushori nga Shqipëria.

Roshi debutoi me fanellën kuqezi në ndeshjen ndaj Zvicrës, duke luajtur deri në minutën e 74-t", shkruhej në faqen zyrtare të klubit kroat. Edhe pse te Rijeka mbylli sezonin sulmuesi tjetër i Kombëtares, Bekim Balaj, çuditërisht nuk përfshihej në artikullin kushtuar pjesëmarrjes në Europian.

Me sa duket te Rijeka e kanë harruar shpejt shkodranin, i cili pak javë më parë u transferua në Çeçeni te Terek Grozni, një skuadër që militon në Superligën ruse.

Nga ky kalim, kroatët kanë përfituar 550 mijë si klubi që dispononte kartonin e Balajt. Ndërkohë, nuk dihet nëse nga Rijeka do të largohet këtë merkato edhe Roshi.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama