Nojer mesazh Italise Munden kampionet e Europes jo te botes

Nojer, mesazh Italisë: Mundën kampionët e Europës, jo të botës

Portieri më i mirë në botë, Manuel Nojer, ka analizuar fitoren 3-0 ndaj Sllovakisë, si dhe paralajmëron shokët e skuadrës që të kenë kujdes ndaj Italisë.

football-neuer-international-team-soccer-germany_3480853

Nojer, çfarë ju dhuroi Boateng në dhomat e zhveshjes si dhuratë për golin?

Asgjë (qesh). E komentuam golin e tij. Ai ka gjuajtje të fortë me të dyja këmbët. Sllovakët ishin si shumëkëmbësh në zonë dhe u përpoqën të na bllokonin. Gjuajtja ishte shumë e fortë dhe shumë e shpejtë. Më vjen mirë që shënojnë edhe mbrojtësit te ne.

Nuk keni pësuar asnjë gol. Një shprehje thotë "mbrojtja fiton trofetë", ju e shihni veten në rrugë të mbarë?

Është thënie me vend. Jemi në rrugën e duhur, por nuk jemi vënë ende në vështirësi serioze. Pandëshkueshmëria na ka dhënë më shumë siguri dhe stabilitet për ndeshjet pasardhëse.

Draksler ia zuri vendin e Gëces dhe krijoi shumë shanse. A rrezikon Gëce stolin?

Në një turne të gjithë e dimë që duhen të 23 lojtarët. Secili ka rolin dhe rëndësinë e vet. Nuk bëjmë dot vlerësime të njëanshme. Edhe Gëce ka për të qenë i rëndësishëm.

Italia mundi Spanjën 2-0 dhe të shtunën do të përballeni me ta. Jeni gati për të marrë hak?

E pamë me shumë vëmendje ndeshjen. Italia u organizua shumë mirë dhe ky ka qenë trendi i këtij Europiani. Ne nuk kemi luajtur ende ndaj një skuadre që bën lojë të hapur. Jemi mësuar të çajmë mure mbrojtëse dhe për këtë taktikë kemi gjetur stilin e duhur. Italia është e mirëpritur. Nëse mundën kampionët e Europës, kjo s'ka për të ndodhur me kampionët e botës (qesh).

Ku duhet të përmirësohet akoma kombëtarja gjermane?

Duhet të jemi me më kurajë, natyrisht edhe në mbrojtje. Ne jemi një skuadër që duam të luajmë futboll. Italia ka më pak zotërim topi sesa Spanja dhe Gjermania, por megjithatë përpiqet të bëjë diçka në sulm. Këtu duhet të ndryshojë loja jonë dhe duhet të jemi të gatshëm t'i paralizojmë kundërsulmet dhe goditjet standarde të tyre.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama