Nju Jorku qyteti qe lind miliardere

Nju Jorku, qyteti qe lind miliardere

Shumica e miliarderëve kanë lindur në qytetin e Nju Jorkut, sipas një kërkimi të ri të bërë nga një revistë luksoze në Britaninë e Madhe dhe nga kompania e kërkimeve “WealthInsight”.  Një në katër nga miliarderët e botës ka lindur në një qytet amerikan, dyfish më tepër sesa qytetet që krijojnë miliarderë, Londra dhe Moska.

Sipas të dhënave nga “WealthInsight”, nga 100 mijë individët me të ardhura të larta, Nju Jorku ka lindur 52 prej tyre, i ndjekur nga Moska, me 22 dhe Londra, me 21.  “Nju Jorku, jo vetëm që ndodhet në krye të listës për miliarderët që ka, por njihet edhe si vendi i lindjes së miliarderit të parë, John D. Rockfeller”, thotë Oliver Williams, analist në “WealthInsight”.  Sipas të dhënave, 40% e miliarderëve të Britanisë së Madhe kanë lindur në Londër dhe thuajse 20% e miliarderëve amerikanë vijnë nga Nju Jorku.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama