Njerez qe i bejne nder Tiranes ne Muzeun Kombetar

'Njerez qe i bejne nder Tiranes' ne Muzeun Kombetar
Në Muzeun Historik Kombëtar me datë 10 shkurt dhe në ditët në vazhdim, ora 17:00 hapet ekspozita fotografike nga Adem Rreli. Në këtë eveniment dinjitoz në jetën social-kulturore të Tiranës, "Njerëz që i bëjnë nder Tiranës", është konceptuar për të sjellë në publikun e gjerë disa portrete figurash të respektuara, që i kanë dhënë tonin identitetit tonë të përbashkët si kryeqytet ndër vite. Mbi 180 foto të realizuara në studion fotografike "Rreli", në mënyrë artistike përpiqen të fiksojnë në imazh esencën dhe karakterin e vërtetë të shumë personazheve Tiranase - që kanë lënë gjurmën e tyre në historinë e kryeqytetit të shqiptarëve. Kjo ekspozitë është e para në llojin e vet dhe është nisja e një rrugëtimi artistik dhe kulturor në vazhdim, që vendoset në s hërbim të nderit të Tiranës, nga mjeshtëria artistike e "Foto Rreli'.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama