Nje shkolle e Berlinit pagezohet me emrin e nje shqiptari

Nje shkolle e Berlinit pagezohet me emrin e nje shqiptari

Refik Veseli për veprën e tij të guximshme është nderuar nga muzeu i holokaustit “Yad Vashem” me titullin “I drejti në mes të popujve”. Më 8 tetor, një shkollë gjermane në Berlin edhe zyrtarisht do të emërtohet “Refik Veseli”, në shenjë nderimi të shqiptarit që gjatë Luftës së Dytë Botërore e kishte shpëtuar një familje hebreje, shkruan berlinerwoche.de.

Veseli, si djalë i ri, duke rrezikuar veten dhe familjen e tij, e kishte strehuar një familje hebreje, e cila mund të deportohej në kampet e përqendrimit.

Refik Veseli për veprën e tij të guximshme është nderuar nga muzeu i holokaustit “Yad Vashem” me titullin “I drejti në mes të popujve”. Nxënësit e shkollës sekondare (shkolla fillore, cikli i lartë), me rastin e një vizite në Yad Vashem, para disa vitesh, e kishin hasur në emrin e Refik Veselit. Me t`u kthyer, ata propozuan që shkolla e tyre të merrte emrin e tij. Në votimin që pasoi, ky emër fitoi shumicën. Në arsyetimin e propozimit thuhej: “Refik Veseli, me angazhimin e tij, ka treguar një shembull për humanitetin që nuk varet nga raca ose religjioni”, transmeton albinfo.ch.

Për ditën e pagëzimit të shkollës janë ftuar edhe familjarët e Refik Veselit, i cili ka ndërruar jetë në vitin 2.000. Me këtë rast do të jepet edhe shfaqja me titull “Fndet Refik” (Gjejeni Refikun). Shkolla e cila do ta mbajë emrin e ri gjendet në lagjen “problematike” Kreuzberg të Berlinit, ku janë përqendruar më shumë të huajt. Edhe vetë shkolla e vuan imazhin e një shkolle problematike, ndërsa emërtimi i saj i ri hyn në mesin e masave që kjo shkollë po merr për përmirësimin e imazhit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama