Nga kepuca e Xhatit te shkopi i bejzbollit ne Ballsh

Nga kepuca e Xhatit te shkopi i bejzbollit ne Ballsh

Kronologia analitike e një historie sa satirike, aq edhe mjerane për futbollin shqiptar. Vetgjyqësia, partneri strategjik i presidentëve të klubeve të futbollit shqiptar, të cilët në një mënyrë, ose tjetër akumuluan dhe shpërthyen. Fatura e fundit kishte kosto të rëndë: Ballshi një kategori më poshtë, futbollistët në rrugë, kampionati në riformatim, presidenti në polici, zyrtari pas spitalit në tension. Duka? Mandati i katërt nuk i shpëtoi pa nisur një fenomeni, që për të është i përsëritur, por këtë herë pati “RESTART!”

Nga goditja në Burrel tek grushtat në Laç, nga agresioni në Tepelenë, tek trysnia në Kukës, nga këpuca e Xhatit në Kavajë mbi kokën e arbitrit, tek plumbat e Peqinit mbi tavolinë për arbitrin. Dhe së fundmi gjeografia e dhunës ndalet në Ballsh, një tjetër fushë, ku kishte kohë që ishte ulur “qepeni” i dhunës dhe i dufit vendas. Por, vjen një ditë dhe akmulimi fiton mbi gjakftohtësinë, dhe këllcvet sërish. Këtë radhë, jo grushti, por në vend të tij, ka një metodë më të sofistikuar, shkop bejzbolli. Një metaforë që prodhon një aktualitet sa satirik, por edhe shumë keqardhës. Esnhtë viti 2014, dhe sërish ka shkop gome mbi kaptinë, dhe futbolli bie sërish pre’ e një situate ku shpallen një “milionë” variante, ku pamjet mungojnë, ku denoncimi nuk mungon, dhe së fundmi, ajo që hap krahun është FSHF: Mjaft më! Dhe realisht,deklarata e së shtunës në zyrat e federatës, për tu përcjellë më parë në media paralajmëroi një grusht të rëndë. Nuk kishte më hapësirë për të gëlltitur një situatë, ku prodhonte lajm të parë, dhe për fatin e keë, “breaking-neës”...from Ballshi. Për një motiv: Kishte këllcitur dajaku. Futboll luhet, penallti gjuhet, por me porosi të humbet. Dhe kështu ndodh. Një histori e cila kthen sërish memorien në atë fotografim mjeran të këtyre viteve që ka fiksuar futbollin shqiptar. Një rrugëtim që ka prodhuar thuajse çdo edicion, çdo kampionat nga një “souvenir” të tipit yrysh-milet të futbollit shqiptar.

 

Gjaknxehtësia ishte, ka qenë, dhe mesa duket do të vazhdojë të mbetet aleati dhe partneri strategjik me futbollin shqiptar, por kryesisht me aktorët dhe protagonistët që kanë mbajtur në një farë mënyre këtë futboll. Para të dhëna realisht në drejtim të futbollit, por që në anën tjetër këto para pas tyre fshinin pasigurinë dhe mosruajtjen e ekuilibrave publikë karshi mosruajtjes së gjakftohtësisë në situata ku shpërthimi ishte paralajmëruar. Dhe në një farë mënyre, edhe kjo e fundit në Ballsh, ishte një bori e cila binte pak nga pak, dhe që në fund mori udhë të shtunën e kaluar, pa praninë mediale, pa pamje filmike, dhe  me mjet bejzbolli që vërshoi si kopan mbi këdo shikonte. E pamundur të durohej më shumë dhe kështu shkaku solli pasojën, por kurrsesi qëllimi nuk mund të justifikonte mjetin. Miliona të hedhura ndër këto vite nga ata që kanë qenë në epiqendër të trajtimit dhe situatave ku është prodhuar dhunë, por që në fund të fundit, për ta, gjakftohtësia u shndërrua në vetgjyqësi.

 

Edhe në këtë fushë. Edhe në futboll, edhe duke e dëmtuar atë, por mbi të gjitha duke mbyllur portat e një qyteti, për të parë top që luhet. Ballshi ishte stacioni më i fundit, por këtë radhë kishte edhe akumulim publik, që nuk shmangu dorën e rëndë të Disiplinës, që në fakt ka patur dozë me dy standarte në drejtim të dhënies së drejtësisë. Këtë herë zbritje e menjëherëshme një Kategori më Poshtë, një tjetër “melodi” e cila do të ketë tjetër debat, për vetë faktin se për situata të ngjashme, metri ka qenë jo fiks, por krejtësisht ndryshe. Sidoqoftë, një herë do të ketë një START! Dhe qëlloi realisht të ndalej në Ballsh, në një fushë ku kishte vite që ishte larguar trysnia, dhe ku merreshin pikë të plota dhe largoheshe i qetë. Por, ja që situatat e mbledhura, rastet dhe dyshimet e mbushura, mbushën vetë titullarin që e kishte tërësisht të pamundur të frenonte  veten, kështu që më pas, ndodhi ajo që ndodhi, dhe së fundmi drejtësia sportive dha atë që dha.


Kampionati tashmë luhet me një ditë pushim për të gjitha. Ballshi mbetet jashtë, teksa ka një fije shpresë nga Apeli, edhe pse këtë radhë, është pak vonë për të besuar në një përmbysje. Nuk është vetëm një kategori më poshtë, por futbolli tashmë në këtë qytezë thuajse ka humbur. Futbollistët duan të jetojnë, dhe u duket v etja se janë hedhur në rrugë, pasi edhe ata duhet të jetojnë dhe të ushqehen. Një tjetër histori, e cila merr nuancë sociale dhe që është diametralisht një problem ndryshe nga kjo që u përkufizua si: “Harta e dhunës”.
 
Vetgjyqësia edhe në futboll....


Futbolli këto vite ka prodhuar, dhe ndoshta ajo që ka çuar në destinacionin final të prishjes së panoramës ku mendohet se është dhuruar futboll, ka të bëjë me një lloj vetgjyqësie direkte, të shëmtuar, dhe aspak me finesë. Në fund të fundit, “kultura” ndëshkuese nuk premton shumë në stacione të ndryshme ku luhet top në këtë vend, por mbi të gjitha e kë një origjinë: Dhënien e një drejtësie, që gjithmonë është anatemuar fort, nga palët në “diskurs” kur ka patur debat për këtë gjë. Kollona e drejtësisë së futbollit shqiptar ka qenë po aq e ngjashme sa kollona e dhënies së drejtësisë reale në përditshmërinë penale e civile.

 

Por, me një rast që, kosto e kohës nuk ishte prezente, por kishte kosto pikësh dhe faturë financiare. Edhe këtu në këtë drejtim, për momentin vendimet e Disiplinës dhe të Apelit gëlltiteshin në një farë mënyre, por çdo gjë do të ishte më shumë se sa e mbaruar që më pas do të reflektohej në mënyrën më të keqe të mundshme në fushë. Në një mënyrë ose tjetër. Ata që “ia fusnin” njeri-tjetrit, ata njëherësh akumulonin dhe në fund, veçse kur dëgjoje ndonjë rast furtune në ndonjë fushë. Më pas, futbolli kalonte çdo lloj nocioni, dhe harronte fushën dhe anën teknike, dhe specifikonte vetëm dëshmi, përplasje, dhunë dhe, më pas frikë për të dëshmuar. Frikë nga arbitrat për të raportuar, frikë nga delegati i ndeshjes për të raportuar zyratrisht dokumentin mbi të cilin më pas do të merrte vendim Drejtësia Sportive.

 

Frika vazhdonte akoma më tej, tek një hap që për fakt në vijimësi është bërë, por drejtësia në shtet e ka mbyllur shpejt, tek kallzimi penal për aktin e kryer. Rastet nuk kanë qenë të pakta, teksa grushti ka qenë real, dhe më pas nuk ka patur asnjë kallëzim. Kryesisht arbitrat kanë qenë më shumë në një pozicion mbrojtës për veten, duke qenë se ndienin njëlloj pasigurie, shikonin që si çdo çështje, edhe ajo situatë që i kishte kapluar do të pasonte si çdo rast tjetër. Dhe pyetje mes arbitrave vetë ishte: “Unë të bëj denoncim në polici?Por...unë kam familje, dhe dua të shkoj sërish në shtëpi te fëmijët e mi...”.

 

Një lloj “diktature e moderuar”, e cila më pas çonte në forumet e dhënies së drejtësisë shqiptare. Por, ndërkaq, pas çdo vendimi drejtësie akumulohej një dozë dufi ndënë vete, duke paralajmëruar që stuhia një ditë do të jetë e menjeherëshme. Dhe për fatin e keq futbolli ka marrë “thika” të tilla të herëpashershme, duke rënduar shumë edhe mbi kreun e federatës së futbollit, ku informacionet shkonin nga të gjitha anët në variante e mënyra të ndryshme. Më pas, edhe vendimet ishin të natyrave të çuditshme, sa që merrnin edhe një vokacion jashtëzakonisht të keq në opinionin sportiv shqiptar. Një situatë e cila për fatin e keq këto momentet e fundit ka qëlluar shpesh, sa që ka detyruar, qoftë edhe formalisht të mbledhë komisione dhune që flinin, të mbledhë grupe njerëzish që vetëm flisnin kot, bënin ca deklarata të shëntuara në emër të pseudo frymës olimpike, por nuk godisnin aspak aty, të aorta kryesore e mekanizmit: Te drejtësia, te struktura, te formati, te komponentët, dhe te mëvetësia për të dhënë drejtësi. Dhe kështu më pas, kosto shkonte direkt te Duka i 4-tët, tashmë në mandatin e tij të katërt. Tek presidenti shkonte fatura e fundit e dufit, si një paralajmërim, që për presidentin mund të ulte kredite për futbollin e tij, por jo për pozitën e tij. Sinjali ishte akumulim që dikur do të “paguhej”, por që konvertohej në dhunë në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
         


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama