Neymar Shume shpejt do jem 100

Neymar: Shume shpejt do jem 100%

Ylli brazilian i Barcelonës, Neymar rrëfen se rikuperimi i tij është duke proceduar mirë dhe premton se shumë shpejt do të jetë në fushë. Madje, Neymar thekson se po bën të gjitha përpjekjet e nevojshme që të jetë gati për trofeun Gamper më 18 gusht. “Po rikuperohem pak nga pak nga dëmtimi që pësova në Botëror. Kur të rikthehem te Barcelona, besoj se do të jem në formën më të mirë të mundshme. Objektivi për mua është që të zhvilloj një sezon sa më të mirë dhe të ndihmoj skuadrën për të arritur rezultatet që duam”, – tha Neymar gjatë një prononcimi për mediat japoneze, pasi lojtari ndodhet në Tokio për një tur publicitar. Neymar gjithashtu ka thënë se dëshiron të japë një kontribut edhe për kombëtaren e tij, edhe pse tekniku i ri Dunga nuk e ka me sy të mirë talentin e Barcelonës. “Më vjen keq që u largua Scolari, e kisha si baba. Tashmë duhet të punoj fort të bind Dungën”, – ka përfunduar Neymar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama