Nante nderron mendje do te bleje kartonin e Lenjanit

Nantë ndërron mendje, do të blejë kartonin e Lenjanit

Mediat franceze raportojnë se Nantë ka ndryshuar plane për strategjinë e merkatos që do të përdorë në verë. lenjaniPas shpërthimit që Ermir Lenjani bëri sapo u afrua në këtë skuadër, për disa javë kaloi në hije dhe u përfol se ai do të largohej në fund të sezonit. Mirëpo, prej disa ditësh, mediat franceze raportojnë se

Nantë ka vendosur që nga tre futbollistët e huazuar në fillim të sezonit, të drejtën për blerjen e kartonit ta shfrytëzojnë vetëm me shqiptarin, për të cilin pritet të paguajnë rreth 400 mijë euro për Renesin.

Forma e treguar me Kombëtaren ka bërë që shqiptari t'u ndryshojë mendimin drejtuesve të Nantës që shpresojnë edhe në shpërthimin e tij në "Francë 2016".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama