Mustafi humbet Boterorin nuk duket serioze per Shvajnin

Mustafi humbet Boterorin, nuk duket serioze per Shvajnin

Gjermania fitoi, por Shkodran Mustafi dhe Bastian Shvajnshtaigeri shqetësojnë trajnerin Joakim Lëv për ndeshjen e ardhshme kundër Francës. Mbrojtësi i Sampdorias, i cili zëvendësonte Mats Humelsin pasi ky vuante nga një gjendje gripale, pësoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë dhe i la vendin Khedirës në minutën e 70-të, duke e detyruar Lëvin që për herë të parë këtë Botëror të rikthente kapitenin Filip Lahm në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në një intervistë për “ZDF”, trajneri Lëv dhe Bierhof konfirmuan se Botërori për mbrojtësin mori fund.

 

“Është një dëmtim që kërkon minimalisht 2-3 javë për t’u riaftësuar”, – konfirmoi trajneri. Por edhe Bastian Shvajnshtaigeri u detyrua të linte fushën në minutën e 109-të të shtesës për t’u zëvendësuar nga Kramer. Deri në orën e vona të ditës së djeshme nuk kishte asnjë informacion për gjendjen e mesfushorit dhe nëse ai rrezikon çerekfinalen me Francën. Megjithatë, problemet fizike të “pancerave” nuk janë ndalur me kaq. Edhe Tomas Myler ka qenë me grip, por ka vendosur të sakrifikojë për skuadrën duke luajtur për 120 minuta dhe duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama