Murinjo kerkon Hysajn kombetarja rekord e 36-ta ne Bote

Murinjo kerkon Hysajn, kombetarja rekord, e 36-ta ne Bote

Elseid Hysaj në radarin e Çelsit. Është ky lajmi më i çmendur që ka ardhur dje nga merkatoja e verës në Itali. Çelsi kërkon talentin shqiptar Elseid Hysaj. Lajmi konfirmohet nga një faqe angleze e lidhur me ekipin londineze. Kështu është raportuar që Çelsi është interesuar të blejë futbollistin e ri shqiptar, mbrojtësin e majtë Elseid Hysaj. Sipas portalit Chelsea­neës.com, 21 vjeçari ka zhvilluar paraqitje mjaft të mira me ekipin e Empolit në Serinë A, dhe për këtë shkak ai është vënë nën shënjestër nga shumë ekipe të tjera. 21-vjeçari shqiptar që luan aktualisht me Empolin pas një performance të mire në Serie A sezonin e fundit, ka bërë që shumë klube të kërkojnë të firmosin me të: Napoli, Lacio Roma, Shalke, Leverkusen dhe tashmë Çelsea.

“Hysaj është një lojtar shumë i guximshëm dhe i talentuar të cilin ju mund ta krahasoni me Branislav Ivanoviç, i fortë dhe në mbrojtje ka shumë përvojë për moshën e tij, Hysaj mund të luajë në të majtë, por edhe në të djathtë. Mangësia e tij e vetme është loja sulmuese, ai nuk mund të dalë përpara si Ivanoviç, por në mbrojtje ai është një lojtar i madh”, shkruhej në lajm. Elseid Hysaj është aktivizuar me kombëtaren e Shqipërisë dhe pas ndeshjes me Francën, që u fitua nga kuqezinjtë 1-0, shumë klube filluan ta ndiqnin atë. Tarifa e transferimit duhet të jetë nën 10 milionë paund, dhe mendojmë se ai do të jetë një nënshkrimi i suksesshëm, pasi ai është ende shumë i ri dhe ka një potencial si të Ivanoviç”, ka raportuar tabloidi i “bluve” të Londrës. Gjithsesi, të shohim se çfarë do të ndodhë. Empoli kërkon me ngulm ta largojë shqiptarin për një shumë të majme që mund të sjellë rreth 13 milionë euro në arkat e klubit.

Nëse në Angli, Zhoze Murinjo kërkon Elseid Hysaj, Shqipëria e De Biazit po shkëlqen në renditjen e FIFA-s. Më datë 9 korrik, një ditë para vendimit të famshëm të KAS Lozanës, kuqezinjtë do të marrin një lajm pozitiv. do të ngjiten në vendin e 36 të renditjes së FIFA-s. Skuadra jonë përfaqësuese asnjëherë nuk është ngjitur në vendin e 36-të të FIFA-s do të ky kapërcim do të jetë unikal.

Herën e fundit në qershor kombëtarja është ngjitur 6 shkallë më lart në renditjen botërore të FIFA-s, për muajin qershor. Kuqezinjtë tanë në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s, bazuar në performancën e ekipeve kombëtare në të gjithë botën, aktualisht renditen në vendin e 51-të, duke kapërcyer 6 vende menjëherë. Shqipëria me 624 pikë për muajin qershor në renditjen e FIFA-s është ngjitur në vendin e 51-të. Një arritje goxha e madhe, duke pasur parasysh rezultatet, por duket se tanimë kanë filluar që të afrohen tek rekordi i vendit të 37-të në korrikun e 2013-ës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama