Mundje Kosova fiton 6 medalje ne Greqi

Mundje, Kosova fiton 6 medalje ne Greqi

Përfaqësuesja e Kosovës në mundje ka shkëlqyer në një turne të madh, i mbajtur në Selanik të Greqisë. Mundësit kosovarë kanë fituar gjashtë medalje në këtë garë, dy prej tyre të arta, tre të argjendta dhe një të bronztë, raporton Zëri. Vendin e parë në stilin e lirë e kanë fituar vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior). Ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko-romak. Të argjendta fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior), kurse me medalje të bronzte fituan Denis Krasniqi (63kg, kadet). Në plasmanin ekipor tek juniorët në fund Kosova fitoi vendin e tretë që është një rezultat për të përshëndetur kur të kemi parasysh se në këtë garë morrën pjesë mbi 250 mundës nga shumë shtete të forta që kanë ndikim të madh në këtë sport.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama