Mos ma shembni lokalin jam tirons

'Mos ma shembni lokalin, jam tirons'

Prishjen e objekteve pa leje nga INUK disa prej banorëve e kundërshtojnë jo vetëm duke iu kundërvënë punonjësve, por edhe duke penguar vijimin e aksionit. Kështu ka ndodhur edhe gjatë aksionit të sotëm të INUK pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”, ku njëri prej pronarëve të këtyre objekteve, ka preferuar të protestojë, duke mos lëvizur nga vendi ku po vijonin punimet për prishjen e një lokali.  Edhe pse punonjësit i kanë bërë thirrje të largohet, ai nuk ka pranuar të lëvizë, ndërkohë që aksidentalisht është goditur nga një dërrasë, duke u plagosur lehtë. Por ky nuk është rasti i vetëm. Një tjetër qytetar kërkon të mos i prishet objekti pa leje, duke u justifikuar me pretekstin se është “tirons i vjetër”.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama