Moratti Zanetti eshte historia e Interit

Moratti: Zanetti eshte historia e Interit

Presidenti i Nderit i Interit, Massimo Moratti, ka dhënë një intervistë duke folur për të shkuarën dhe të ardhmen e klubit. Ndër të tjera Moratti ka folur edhe për kapitenin legjendar zikaltër Javier Zanetti. “Ai është historia e Interit. Jo vetëm për kualitetin e tij por edhe për profesionalizmin. Nëse e pyesni Zanettin për një ndeshje kundër Milanit apo Juves të luajtur 10 vite më parë, ai do t’iu thotë jo vetëm si ka shkuar ndeshja por edhe pse duhet ti urreni këto dy skuadra(qesh). Ai është gjithashtu një preson i mrekullueshëm dhe sensibël, kjo pjesë e karaketerit të tij e bënë atë shumë të respektuar nga shokët e skuadrës.”

 

“Me mua Zanetti ishte e sigurtë që mund të bëhej edhe president. Sepse unë kam deklaruar se do të emëroja si president dikë që di gjithçka, dikë që prezanton Interin, i cili është i respektuar dhe ka imazhin e duhur. Zanetti do të qëndrojë tek Inter dhe ai përfundimisht do të ketë një pozicion i cili në pikëpamjen time duhet të jetë një rol operativ jo thjesht përfaqësues. Ai është nga ata persona i cili di si të menxhojë situatat, ashtu siç ka menaxhuar jetën e tij familjare, findacionin PUPI dhe gjëra të tjera që janë vërtet të rëndësishme.  Mendojë se ai do të jetë përfundimisht një drejtor i shkëlqyer dhe kjo është ajo se çfarë ata do ti japin Zanettit të bëjë”, ka deklaruar Moratti.

 

Duke folur për një rikthim të mundshëm të ish-tranjerit të skuadrës Jose Murinho, Moratti ka thënë: “Ne kemi Mazzarin tani, një tranjer i shkëlqyer. Me një eksperincë të ndryshme por ai është vërtet një tranjer i mirë. Mendojë se Mourinho është duke kërkuar për një sukses personal tek Chelsea, klub me të cilin ai ka një lidhje të veçantë. Ai është i lumtur që është rikthyer atje dhe ai do të jetë gjithashtu i lumtur të kthehet tek Inter. Tani nuk është koha e duhur, por besoj se do të kthehet pasi Mazzari të ketë fituar tre tituj kampion si Mancini!”


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama