Miratohet ndertimi i varrezave private dhe murale

Miratohet ndertimi i varrezave private dhe murale

Shtimi i sipërfaqeve të varrezave dhe mungesa e vendvarrimeve, sidomos gjatë viteve të fundit në kryeqytetin shqiptar i ka shtyrë ligjvënësit në parlament për të sjellë një projektligj të ri, tashmë të miratuar. I paraqitur nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ligji është hartuar në bashkëpunim të ngushtë edhe me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Sipas këtij ligji, do të krijohet mundësia për ngritjen e varrezave private dhe fetare. Gjithashtu, parashikohen për të vdekurit edhe forma alternative të ritualit të varrimit, si djegia (kremimi), mbulimi nëntokësor a mbitokësor, me ritual laik ose fetar. Të gjitha këto forma do të kryhen sipas rastit, vetëm me aprovimin e familjarëve. Hartimi i ligjit erdhi si nevojë për përmirësimin e kapaciteteve planifikuese të ndërtimit të banesave të fundit, si dhe ofrimit të shërbimit publik të varrimit me standarde dhe cilësi. Bashkia e Tiranës dhe Qeveria e mëparshme, jo vetëm nuk i gjetën zgjidhje situatës së krijuar, por përkundrazi ushqyen korrupsionin dhe keqmenaxhimin edhe në ofrimin e një shërbimi publik dhe mbi të gjitha njerëzor ndaj qytetarëve të kryeqytetit.

Ndryshimet që u propozuan

 Në projektligj është propozuar rishikimi dhe përfshirja e koncepteve të reja dhe mënyrave të ndryshme të trajtimit të shërbimit të varrimit siç janë; ngritja dhe trajtimi i varrezave fetare, varrezave monumentale, varrezave historike dhe private. Gjithashtu, projektligji citon edhe përfshirjen e detyrimit dhe garantimin për shërbimin e varrimit për çdo qytetar nga njësitë e qeverisjes vendore përkatëse dhe caktimin e mjediseve të përshtatshme për ceremonitë funebër.

Trajtimi i llojeve të ndryshëm dhe mënyrave të varrimit si varrim nëntokësor, varrim mbitokësor, me anë të kremimit, me ritual fetar ose laik, janë forma, të cilat njihen dhe praktikohen prej shekujsh në vende të ndryshme të botës, të cilat do të parashikohen edhe në legjislacionin shqiptar. Ligji përcakton edhe politikat/ planet për zhvillimin e varrezave, në raport me ligjin e planifikimit dhe planin e përgjithshëm vendor, si dhe trajtimi i infrastrukturës vendore përkatëse për varrezat. Trajtimi i të drejtës së përdorimit të varrit, si dhe procedurat për mbylljen dhe prishjen e varrezave është pjese e propozimit, gjithashtu.    


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama