Juve shperthen diten e fundit te merkatos prane blerjes se 3 lojtareve

Juve shperthen diten e fundit te merkatos, prane blerjes se 3 lojtareve

Dy humbje në dy javë kampionati dhe vetëm një gol i shënuar. Statistikat e frikshme kanë trembur Juventusin që është hedhur në sulm në orët e fundit të merkatos.

Tre lojtarë ka kërkuar Max Allegri për të kompletuar skuadrën e tij dhe të riparojë defektet që ka parë në këto dy javë kampionat.

Në krye të listës qendron Hernanes i Interit që mund të mbulojë vendin e lënë bosh nga Andrea Pirlo dhe për momentin po luan Padoin që nuk është në lartësinë e duhur dhe kjo është parë në të dyja ndeshjet.

Në vend të dytë në listë është Eric Lamela i Totenhem.

Sulmuesi shihet si një alternativë shumë e mirë për Dybalan i cili është i vetmi që tregoi diçka në ndeshjen e djeshme kundër Romës.

Lamela gjithashtu mund të kompletojë repartin e sulmit në ndeshjet ku Allegri do të vendosë të luajë me tridhëmbësh.

I trei në listë është talenti i Palermos Vazquez i cili mund t’i bashkohet Dybalas për të krijuar dyshen që shkëlqeu vjet me Palermon.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama