Milan Zyrtarizon Torres sot vizitat mjekesore per Van Ginkel

Milan Zyrtarizon Torres, sot vizitat mjekesore per Van Ginkel

Milani ka zyrtarizuar dielën blerjen e Fernando Torresit të marrë nga Chelsea në formë huazimi, ndërsa sot pritet të zhvillojë vizitat mjekësore dhe blerja më e fundit e kuqezinjve, i marrë nga Chelsea, mesfushori Marco Van Ginkel. 21-vjeçari mësohet se do të transferohet në formë huazimi, por ende nuk janë të qarta modalitetet. Sakaq lojtari zbarkoi në Milano mbrëmjen e djeshme dhe sot do të zhvillojë të gjitha vizitat mjekësore me kuqezinjtë dhe pas mesditës pritet dhe prezantimi i tij. Tratativa e kalimit të Van Ginkel te Milani e ka zanafillën e saj 2 javë më parë kur dhe nisi tratativa për kalimin e Fernando Torres, por telefonata që i dha zgjidhje përfundimtare transferimit u realizua në orët e para të së dielës dhe ishte pikërisht Torres që bindi mesfushorin holandez të transferohet në Itali. Mediat italiane gjithashtu bëjnë të ditur se Milani është në diskutime edhe për Bianbiani të Parmës, por për të mbërritur tek mesfushori i verdhebluve duhet sakrifikuar Niang.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama