Messi perball 5 shqiptareve te Zvicres

Messi perball 5 shqiptareve te Zvicres

Argjentina e Lionel Messi do të përballet sot me Zvicrën e 5 shqiptarëve në rrugën drejt finales së madhe të “Maracanas”. Ndeshja që do të zhvillohet në Sao Paolo merr një vlerë edhe më të veçantë kur mendon se përballë do të jenë dy prej golashënuesve më të mirë të këtij botërori, Lionel Messi me katër golat e tij dhe Xherdan Shaqiri me tre gola. Ndërkohë për t’u theksuar është fakti se tek europianët kanë shënuar katër shqiptar, nga pesë që janë në total. Admir Mehmedi, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, ndërsa Valon Behrami ende nuk ka shënuar dhe pse jo, Argjentina mund të jetë një mundësi e mirë për mesfushorin me origjinë shqiptare. Nga krahu tjetër, “albicelestet” paraqiten me një super Messi. Ai shënoi një dygolësh ndaj Nigerisë, 1 gol ndaj Bosnjës dhe 1 super gol në ndaj Iranit. Ndeshja do të zhvillohet sot në orën 18:00’’ në San Paolo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama